Van Gaal: I zhgënjyer nga Hoeness

02/11/2010 21:30

Trajneri i Bayern Munchen, Louis van Gaal, u shpreh shumë i zhgënjyer nga fjalët e presidentit të klubit, Uli Hoeness, i cili e akuzoi hollandezin se nuk pranonte mendimin e të tjerëve.

“Nuk dua të kundërshtoj fjalët e Hoeness sepse tek Bayern unë kam vetëm një vit e tre muaj, por mendoj se një njeri kaq i rëndësishëm i klubit duhet të marrë parasysh pasojat e deklaratave të tij”, deklaroi Van Gaal në Rumani, ku nesër, Bayern Munchen do të luajë ndaj Cluj.

“Jam i zhgënjyer, shumë i zhgënjyer që presidenti im thotë gjëra të tilla për mua”, vazhdon tekniku hollandez.

Një nga kritikat e Hoeness ishte se Van Gaal nuk i ka dhënë shumë minuta lojtarëve si Martin Demichelis dhe Anatoliy Tymoshchuk, të cilët kërkojnë të largohen në merkaton e janarit.

“Jam i habitur se si Hoeness i ka thënë këto gjëra tani që kemi edhe nëntë lojtarë të dëmtuar”, përfundoi Van Gaal, i cili zgjati kontratën e tij me klubin bavarez deri në vitin 2012, muajin e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA