
Një gjykatë federale në SHBA ka urdhëruar mbajtjen në fuqi për një kohë të pacaktuar të ligjit që ndalon hyrjen e homoseksualëve në ushtri.
Muajin e kaluar gjykata doli me një urdhër të përkohshëm që bllokonte një urdhër të mëparshëm i cili rrëzonte ligjin 17 vjecar “mos pyet, mos trego”.
Nga ana e saj, qeveria amerikane vlerëson se ai duhet të qëndrojë në vend, derisa ushtria të ketë hartuar një politikë të re.
Vendimi në fjalë do të thotë se ushtarët mund të lirohen nga detyra nëse e thonë hapur që janë gay.
Administrata e presidentit Obama ka ngritur vazhdimisht zërin duke kërkuar anulimin e ligjit “mos pyet, mos trego”, por ka insistuar se për këtë cështje duhet të vendosë Kongresi dhe jo gjykatat.
Top Channel