Nafta, “BP” rikthehet tek fitimi

02/11/2010 10:45

Gjigandi i naftës “BP” ka njoftuar rikthimin tek fitimet në muajt korrik, gusht dhe shtator, pas tremujorit negativ të mëparshëm.

Kompania ka deklaruar se fitimet e saj për periudhën në fjalë kane qenë 1.85 bilionë dollarë, kundrejt 17 bilionë të humbura nga muaji prill deri në qershor.

Humbja e kaluar u reflektua tek kostoja që i shkaktoi “BP”-së derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës, që erdhi si pasojë e një shpërthimi në platformën e gërmimit në muajin prill.

“BP” tha se kostoja e derdhjes së naftës në oqean është rritur me 7.7 bilionë, në 39.9. Bob Dudley, i cili drejtoi operacionet e pastrimit, u bë drejtor ekzekutiv i kompanisë muajin e kaluar, duke zëvendësuar Tony Hayward, i cili u kritikua për menaxhimin e situatës.

Top Channel