
Viktima të luftës së bandave të narkotrafikut në qytetin më të dhunshëm në botë, Kuidad Huarez, në Meksikë kanë rënë më së fundmi edhe 3 shtetas amerikanë.
Nga hetimet 2 nga 3 viktimat janë vrarë më datë 31 tetor, ndërkohë që për vrasjen e tretë edne nuk ka një datë të saktë.
Autoritetet meksikane dyshojnë se bëhet fjalë për përleshje për kontrollin e trafikut të drogës, trafik në të cilin edhe 3 shtetasit amerikanë mendohet se kanë qenë të përfshirë.
Kuidad Huarez prej vitesh është kthyer në një arenë të përgjakshme të përleshjeve mes kartelit të Huarezit dhe atij të Sinaloas, përleshje këto që vetëm për këtë vit kanë marrë jetën e të paktën 2500 personave, ndërkohë që 2009 u mbyll me një bilanc prej 2600 viktimash.
Top Channel