Britani, të burgosurit mund të votojnë

02/11/2010 04:40

Mijëra të burgosur në Britaninë e Madhe do të mund të votojnë sërish pas vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut që e cilësoi ndalimin e votimit të tyre si të paligjshëm.

Sipas BBC, qeveria britanike ka humbur betejën ligjore në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut e cila në vendimin e vitit 2005 e cilësoi si diskriminues dhe në kundërshtim me Konventën e të Drejtave të Njeriut ligjin britanik.

Ligji i cili ndalon të burgosurit britanikë të votojnë daton që në shekullin e XIX, pikërisht në vitin 1870 me të ashtuquajturin “Forfeiture Act”. Ky akt u zbut në vitin 1983 me “People Akt”, por që gjithësesi mbajti në fuqi mohimin e të drejtës së votës për të burgosurit britanikë.

Ndërkohë, në një intervistë për BBC-në, kryeministri britanik David Kamerun është shprehur se është absurde mbajtja në fuqi e një ligji arkaik, që është në fuqi prej më shumë se 140 vjet.

Top Channel