Britani-Francë, marrëveshje bërthamore

02/11/2010 08:45

Britania dhe Franca do të nënshkruajnë një marrëveshje për zhvillimin dhe testimin e kokave bërthamore të raketave.

Traktati në fjalë parashikon ngritjen e një qendre në Britani për të zhvilluar teknologjinë dhe të një tjetre në Francë për të kryer testimet.

Kryeministri David Cameron dhe presidenti Nicolas Sarkozy do të miratojnë gjithashtu një plan në një samit që do të mbahet në Londër, për një ekspeditë të përbashkët ushtarake.

Downing Street i cilësoi planet në fjalë si “praktikë”, por laburistët thanë se janë anashkaluar cështje të mëdha që kanë të bëjnë me mbrojtjen e Mbretërisë së Bashkuar.

Por qeveria britanike është përgjigjur duke deklaruar se samiti shënon thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Mbretërisë dhe Francës.

Top Channel