Avokati i Khodorkovskit: Do burgoset sërish
02/11/2010 09:30
Avokati që përfaqëson ish-manjatin rus të naftës, Mikhail Khodorkovsky ka deklaruar se pret që klienti i tij të shpallet fajtor për përvetësim pasurish dhe të dënohet sërish me një periudhë të gjatë burgimi.
Deklaratën e tij, avokati e bëri për BBC, teksa pritet që sot të fillojë procesi i dytë gjyqësor ndaj ish-kreut të kolosit të naftës “Yukos”, vendimi për të cilin do të jepet në javët e ardhshme.
Khodorkovsky ka kaluar shtatë vjet në burg për evazion fiskal dhe sipas avokatit, të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij ishin të motivuara politikisht.
Miq dhe të afërm të manjatit, si dhe gazetarë të shumtë, kanë luftuar për të hyrë brenda dhomës së vogël ku do të zhvillohet procesi gjyqësor, në Moskë.
Top Channel