Turqi, PKK mohon përgjegjësinë për sulmin
01/11/2010 16:25
Grupi rebel kurd, PKK, ka mohuar përgjegjësinë për atentatin vetëvrasës që shkaktoi plagosjen e 32 personave të dielën në Stamboll.
Grupi ka qenë në qendër të spekulimeve të medias lidhur me shpërthimin, por përmes një deklarate i hodhi poshtë ato.
“Në asnjë mënyrë nuk jemi të përfshirë në këtë sulm”, thuhet në deklaratë, ku PKK bën të ditur se do të zgjasë deri në zgjedhjet e vitit të ardhshëm armëpushimin.
Nga ana e saj qeveria turke ka deklaruar se është ende herët për të thënë se cili grup fshihet pas sulmit.
Militantë islamikë dhe grupe të ekstremit të majtë kanë kryer sulme të ngjashme në të kaluarën, në Stamboll dhe qytete të tjera.
Top Channel