Pas Gjermanisë edhe Kanadaj bllokon Jemenin

01/11/2010 23:20

Pas Gjermanisë e cila bllokoi të gjitha uljen e të gjithë avionëve të ngritur nga Jemeni në territorin e saj, një masë e ngjashme nga frika e sulmeve terroriste është marrë edhe nga Kanadaja.

Ndonëse jo aq drastike sa Gjermania, Kanadaja ka ndaluar pezullimin e hyrjes së të gjitha pakove postare të ardhura në rrugë ajrore nga Jemeni.

Masa u njoftua nga Ministri i Transporteve Cak Strahl i cili tha për mediat se masa e ndërmarrë do të qendrojë në fuqi deri në kohën kur të sqarohet situata e krijuar pas zbulimit të 2 pakove bombë në Dubai dhe Britani.

Top Channel