Oliç, gjashtë muaj jashtë fushave
01/11/2010 14:50
Sulmuesi kroat i Bayern Munchen, Ivica Oliç, do të qëndrojë gjashtë muaj larg fushave për shkak të një dëmtimi në gju.
Lajmin e bëjnë të ditur burime të klubit bavarez.
Oliç do të operohet për shkak të një dëmtimi të dyfishtë në menisk dhe ndërhyrja do të kryhet në SHBA.
Kroati ndjente dhimbje në gjurin e tij pa filluar ende Bundesliga, për shkak të një dëmtimi që kishte pësuar duke luajtur për kombëtaren e tij.
Dëmtimi i sulmuesit ka shkaktuar “dhimbje koke” për trajnerin Van Gaal sepse i shtohet atyre të Ribery, Robben dhe Klose, të gjithë efektivë të repartit të avancuar.
Top Channel