Mirditë, gjendet i vdekur një 53-vjecar

01/11/2010 12:15

Një 53-vjecar është gjetur i vdekur në anë të autostradës Milot-Rrëshen. Viktima është gjetur nga kalimtarë të rastit bëjnë të ditur burime zyrtarë të policisë së Mirditës.

Ai eshte Mark Gjoka nga fshjati Munaz i rrethit te Mirdites. Te njejtat burime shprehen se Gjoka eshte gjetur rreth 500 metra larg baneses se tij, ndersa  familjaret kane treguar ne polici se ai ishte larguar nga banesa qe ne mengjes.

Viktima u gjet rreth ores 20:30 te mbremjes se djeshme dhe sipas policise ai eshte goditur me mjete te forta ne koke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA