Medvedev viziton ishujt Kuril

01/11/2010 15:45

Dmitry Medvedev ka bërë vizitën e parë të një presidenti rus në ishujt Kuril, të diskutuar mes Kinës dhe Japonisë, duke acaruar këtë të fundit.

Zoti Medvedev është takuar me rezidentët lokalë në Kunashir, i dyti për nga madhësia i katër ishujve, dhe bëri thirrje për më shumë investime në rajon.

Kryeministri japonez Naoto Kan e ka cilësuar vizitën e Medvedev si “të vajtueshme” dhe për këtë ka thirrur të dërguarin e Rusisë në Tokio.

Nga ana e saj Rusia e ka vlerësuar reagimin e Japonisë ndaj vizitës si “të papranueshëm”.

Rusia mori nën kontroll ishujt në fjalë në fund të Luftës së Dytë Botërore. Ishujt shtrihen në veri të ishullit japonez Hokaido dhe në jug të gadishullit rus të Kamcatkës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA