Kriza, PD i përgjigjet opozitës

01/11/2010 15:00

Ashtu si dokumenti, që kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i dorëzoi kryeministrit Sali Berisha 10 ditë më parë në tryezën për reformën zgjedhore, edhe përgjigja e demokratëve, nuk ka asgjë të re, nga propozimet e bëra deri tani.(UPDATE)

Jo pa qellim, qe ne fillim te letres se Astrit Patozit per Gramoz Rucin, theksohet se mazhoranca e rishqyrtoi propozimin e socialisteve, duke paralajmeruar se edhe qendrimet ne kete leter nuk do te kishin surprize. Thelbi i pergjigjes lidhet me formulimin nga ana e socialisteve te objektit te hetimit, ku kerkohet hetim i pakufizuar.

Por demokratet thone se ne nje sistem demokratik asnje institucion nuk ka pushtet te pakufizuar dhe nuk mund te ndermarre hetim te pakufizuar. Gje qe sipas tyre eshte sanksionuar nga disa vendime te gjykates per kompetencat e komisioneve hetimore. Ashtu sic kane bere gjithmone, demokratet propozojne ngritjen e menjehershme te komisionit hetimor, i cili te hetoje gjithcka, pervec ceshtjeve per te cilat ka nje vendim te formes se prere nga gjykatat e vendit ose jane ne juridiksionin e tyre.

Duke u propozuar socialisteve qe per ceshtjen e fleteve te votimit t’i drejtohet Gjykates se Strasburgut ose Gjykates Kushtetuese, demokratet deklarohen te gatshem, qe ne zbatim te vendimit te ketyre gjykatave, jane te gatshem te rinumerohet cdo vote dhe te ndryshohet cdo rezultat. Per kete arsye, ne letren drejtuar socialisteve, demokratet kujtojne propozimin e para 10 diteve te kryeministrit Berisha per te mos djegur fletet e votimit deri 2 muaj para zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Qe do te thote se, ne pritje te vendimit te gjykatave, kutite te qendrojne te paprekura dhe nderkohe palet te hetojne te gjitha ceshtjet e tjera te ngritura nga socialistet.

Duke ju referuar letres se te shtunes qe zoti Ruci u dergoi tre personaliteteve europiane, ku ngrihet shqetesimi per moszbatimin e Kodit Elektoral ne zgjehdjet e kaluara, demokratet kujtojne se zgjedhjet jane certifikuar jo vetem nga vezhguesit vendas dhe nderkombetare si te lira dhe te ndershme dhe ku nuk pati prova per manipulim, por edhe se ato u firmosen ne unanimitet nga mbi 20 mije komisionere socialiste.

Duke ftuar socialistet te propozojne amendamentet e reja per Kodin Elektoral, demokratet theksojne se socialistet e bazojne kerkesen per hetimin e zgjedhjeve ne shkelje te nenit 178 te Kodit Elektoral, i cili  parashikon, qe me hapjen e kutive te votimit dhe materialeve zgjedhore, KQZ-ja djeg fletet e votimit. Nje nen te cilin, sic theksojne demokratet ne leter, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka deklaruar publikisht se nuk pranon zbatimin e tij. Per kete arsye, demokratet thone qarte se nuk do te pranojne asnje hetim qe bazohet mbi shkeljen e Kodit Zgjedhor.

Ne mbledhjen e grupit parlamentar, kryeministri Berisha iu referua fare shkurt pergjigjes ndaj socialisteve.

“Them se pergjigja eshte shume e drejte, konstruktive dhe qe krijon nj ehapesire te madhe opozites per te zgjidhur pretendimet e saj. Ne dore te askujt nuk ekziston kufizimi”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA