Korcë, prefekti në krah të grekëve

01/11/2010 15:10

Prefekti i Korcës, Andrea Mano është ndër të paktët persona në Shqipëri që ende s’e ka mësuar se cfarë ka ndodhur me dhunimin e varreve të vjetra në fshatin Boboshticë.

Si përfaqësues i qeverisë ka në dispozicion shume mjete dhe institucione per t’u informuar, pervec faktit qe ngjarja eshte bere shume mediatike, megjithate ai thote se s’ka informacion.

“Nuk e kuptoj se përse sot pas 14 vitesh, një cështje hapet në mënyrë artificiale”, tha Mano.
 
Prefekti ka denuar aktin e djegies se kurorave me lule dhe thote se do punoje per te zbuluar autoret.

“Institucioni i prefektit denon veprimet e nxitura te disa perfaqesuesve qe jane anonim, të cilët dogjën disa kurora në këtë monument. Këto janë veprime të vecuara, spontane dhe kam kërkuar të hetohet se cilët janë realisht këta njerëz. Veprimet e vecuara të veprimeve të njerëzve të vecantë nuk mund të cënojnë marrëdhëniet mes dy vendeve tona”, tha Mano.

Nje dite me pare ne Boboshtice u zhvilluan homazhe per nder te dy ushtarave greke qe jane varrosur ne kete vend dhe qe jane hequr prej andej shume kohe me pare. Banoret e fshatit protestuan se ndertimi shkalleve shkaterroi varret e vjetra te fshatit. Shkallet u ndertuan pak dite me pare ndersa kryqi i madh, ne vitin 1996. Gjate ndertimit nga perfaqesuesit e Omonia-s ne siperfaqe dolen edhe eshtrat e varreve te vjetra, eshtra te cilat u zhduken nga vendi gjate mbajtjes se ceremonise.

Nje pjese e banoreve te fshatit protestuan kunder dhe pas perfundimit te ceremonise, kurorat me lule u dogjen ne shenje proteste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA