Kandidatët e Kushtetueses, PD, mospëlqim për Jorgaqin
01/11/2010 10:30
Komisioni i Ligjeve paraqiti relacionet pasi dëgjoi 4 kandidatët për Gjykatën Kushtetuese.
Për kandidaten Edlira Jorgaqi, mazhoranca në komision theksoi se ajo nuk paraqet integritet të mjaftueshëm profesional.
Nga ana tjetër opozita vlerësoi se kandidatura e Jorgaqit po paragjykohet duke e etiketuar politikisht.
“Partia Demokratike ka vënë në rresht deputetët e saj duke rrëzuar kandidatët e presidentit”, tha deputeti socialist në komision, Bashkim Fino.
Top Channel