Kahn: Kriza dogji 30 milionë vende pune
01/11/2010 16:15
Drejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss Kahn ka deklaruar se kriza ekonomike ka djegur 30 milionë vende pune në të gjithë botën.
Kahn ka bërë një apel tek të gjitha qeveritë që ta kthejnë cështjen e punësimit në “prioritetin e globalizimit të ri”.
“Në kuadër të globalizimit të ri, prioriteti i parë është punësimi, i dyti është punësimi dhe i treti është sërish punësimi”, ka theksuar numri 1 i FMN-së.
Deklaratën e tij Strauss Kahn e bëri në një forum, ku po marrin pjesë mbi 1500 ekspertë ndërkombëtarë.
Top Channel