Qytetarët që kanë kartën e veteranit, invalidit apo studentit kanë shprehur shqetësimin e tyre për pagimin e bilesës për shkak se nuk mund të sigurojnë kartelat dhe abonetë për muajin nëntor.
Ndonese jane detyruar te paguajne invalidët jane ndier te fyer nga shteti, i cili lejon shoqerite e transportit t’i trajtojne ne kete menyre.
Gjate debatit me fatorinot qe nuk kishte si te shmangej nuk eshte zbritur asnje pasagjer edhe pse nuk kane paguar udhetimin sic u eshte kerkuar.
Bashkia e Tiranës nisur nga shqetesimi i qytetareve i kerkon operatoreve te mos perdorin mosnjohjen e ketyre kartave per t’i bere presion qeverise.
“Ne kete kuader bashkia e Tiranës kërkon nga Ministria e Financave dhe ajo e Transportit që të reagojnë për kërkesat e operatoreve te transportit publike.Nga ana tjeter bashkia e Tiranes kerkon nga operatoret qe te nisin te nisin shperndarjen e kartelave dhe aboneve dhe te mos pengojne kategorite qe udhetojne falas”, tha drejtori i Transporteve në Bashki, Enton Punavia.
Top Channel