Hoeness kritikon Van Gaal

01/11/2010 10:45

Presidenti i Bayern Munchen ka kritikuar trajnerin e ekipit të tij, Louis van Gaal, duke thënë që hollandezi nuk komunikon me shtresat e larta të klubit dhe se nuk pranon mendimin ndryshe të të tjerëve.

“I ngjan Felix Magath-it (tani trajner i Schalke 04). Një ekip futbolli nuk mund të jetë një “one man show” në kohët e sotme”, deklaron Uli Hoeness.

Van Gaal kritikohet gjithashtu edhe për zgjedhjet e lojtarëve të stolit: “Ka braktisur plotësisht lojatarët e rinj që disponon ekipi ynë, për të duket se nuk vlejnë fare.”

“Dua që të shpallemi kampionë të Gjermanisë dhe kritikat ndihmojnë në mënyrë që ekipi të zgjohet”, u shpreh Hoeness, i bindur se Van Gaal nuk do i vërë veshin kësaj kritike.

“Gjithmonë të jep të njëjtën përshtypje kur i flet. Të duket sikur të thotë: ‘Je njeri i mirë, e respektoj mendimin tënd, por në fund do bëj si dua unë’, përshkroi Hoeness mënyrën e të menduarit të teknikut hollandez.

Bayern Munchen renditet i shtati në klasifikimin e Bundesligës, 10 pikë pas kryesueve të Borussia Dortmund.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA