Godo: Tryeza pa opozitën, e padobishme

01/11/2010 08:10

Politikani veteran, Sabri Godo, e konsideron si të dështuar tryezën e organizuar nga Partia Demokratike për reformën zgjedhore.

Sipas tij, dështimi i tryezës vjen si pasojë e faktit se në këtë tryezë nuk është pjesëmarrëse opozita dhe se palët nuk kanë vullnetin e duhur për ta miratuar ligjin e ri zgjedhor, sipas rekomandimeve të bëra nga OSBE-ODHIR-i. Godo thekson edhe domosdoshmërinë e bërjes së ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Sipas tij, pa bërë ndryshime nuk do të ketë as zgjedhje demokratike, as qeverisje të mirë dhe as stabilitetit politik në vend.

Top Channel