Qeveria gjermane ka vendosur që të bllokojë udhëtimet e pasagjerëve që vijnë nga Jemeni.
Më parë shteti gjerman vendosi edhe ndalimin e fluturimeve të avionëve të mallrave.
Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Transporteve autoritetet e aviacionit kanë marrë instruksione që të mos lejojnë hyrjen e asnjë avioni që vjen direkt apo indirekt nga Jemeni.
Pas gjetjes së pakove bombë në ngarkesat që vinin nga Jemeni, janë forcuar masat e sigurisë në shumë vende të botës.
Italia ka intensifikuar nivelin e alarmit, aeroporti i Kajros ka forcuar kontrollet e mallrave dhe bagazheve.
Po ashtu edhe autoritetet e Jemenit kanë dekretuar masa të jashtëzakonshme ndaj të gjitha ngarkesave dhe mallrave që lënë vendin dhe kanë vendosur për krijimin e një rrjeti special për mbrojtjen e aeroporteve.
Top Channel