Brazil, një grua zgjidhet presidente

01/11/2010 08:10

Për herë të parë në historinë e vet, brazilianët zgjedhin në krye të vendit një presidente grua; kandidaten e Partisë “dos Trabalhadores”, Dilma Rousseff.

Zonja Rousseff ka fituar me 55.2 përqind të votave, duke lënë pas kandidatin tjetër socialdemokrat José Serrame me 44,7% të votave.

Fitorja e saj nuk ka qenë suprizë, pasi edhe më parë ishte favorite për të marrë postin e kreut të vendit. Zgjedhje personale e Ignacio Lula da Silva, (presidenti në ikje brazilian, i cili nuk mund të kandidatojë më pasi ishte në detyrë për dy mandate rresht), Dilma Rousseff do të nisë punën e saj në 1 janar të vitit 2011.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA