Hetimet për bombat e vendosura në avion cuan në gjetjen e autorit të vërtetë të prodhuesit të tyre.
Ai është një i kërkuar nga shërbimet sekrete për lidhje me Al Kaedan, ndërkohë studentja e arrestuar u lirua për shkak se u mësua se asaj i ishte vjedhur identiteti.
Avokati i vajzës këmbëngul se 22-vjecarja nuk kishte asnjë lidhje me grupet terroriste dhe se kishte qenë vetëm viktimë e vjedhjes së identitetit. I ati i saj u shpreh i lehtësuar nga vendimi.”Falë Zotit, problemi u zgjidh dhe e vërteta doli në shesh, shpresoj që të mos ndodhin më gjëra të tilla”, tha babai i 22-vjecares.
Vëmendja tani është përqendruar në një person tjetër. Njeriu që mendohet se krijoi pakot bombë, mund të jetë prodhuesi kryesor i eksplozivëve për krahun e Al Kaedës në Jemen. Ibrahim Hasan al Asiri, është një prej emrave më të kërkuar në vend.
Top Channel