Bagdad, sulmi në kishë, 37 të vdekur
01/11/2010 09:30
Të paktën 37 vetë janë vrarë dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur kur forcat irakiane të sigurisë hynë me forcë në një kishë të Bagdadit ku besimtarët të krishterë mbaheshin peng nga persona të armatosur.
Zyrtarët irakianë thanë se incidenti filloi pasi militantët sulmuan një bursë irakiane që ndodhej pranë.
Policia i ndoqi kryengritësit teksa ata i drejtoheshin kishës.
Kryengritësit hynë në kishë gjatë meshës së mbrëmjes dhe besohet se brenda kishës kishte reth 120 besimtarë.
Militantët hynë me forcë dhe të mbijetuarit thanë se ishin rrahur dhe mbledhur në një cep të ndërtetës.
Top Channel