Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë për ekstradimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Almir Rrapon. (UPDATE)
Ish-sekretari i Ministrise së Jashtme akuzohet nga drejtësia amerikane, për një seri veprash penale, mes të cilave vrasje dhe trafik ndërkombëtar droge. Vendimi i dhene nga Gjykata e Apelit ka formë të prere cka do të thote se Rrapo do t’u dorezohet autoriteteve brenda 10 nentorit për t’u zhvendosur ne nje prej burgjeve amerikane.
Seanca e pare ne apel u zhvillua ne fund te javes se kaluar, ku gjykata kerkoi tre dite kohe per shqyrtuar kerkesat e bera nga mbrojtja si edhe ato te akuzes. Heret ne menegjesin e se henes Gjykata e Apelit vleresoi se ne baze te marreveshjes qe Shqiperia ka me SHBA-të, Gjykata e Shkalles se Pare kishte vendosur drejt per te ekstraduar Rrapon ne Amerike, ku akuzohet per 11 vepra penale.
Mbrojtja e 28-vjecarit qe kishte kerkuar moslejimin e ekstradimit drejt Amerikes per Rrapon tha se do ta dergonte ceshtjen drejt Strasburgut, pasi ka verejtur se ligji amerikan parashikon edhe denim me vdekje per disa nga veprat penale per te cilat Rrapo akuzohet. Rrapo ka kryer krime ne disa prej shteteve amerikane, mes te cilave edhe Konektikat, ku eshte ne fuqi ligji i denimit me vdekje.
Top Channel