Almir Rrapo do të ekstradohet

01/11/2010 09:45

Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin për ekstradimin e ish-sekretarit të Ministrisë së Jashtme Almir Rrapo drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Avokati mbrojtës Ardian Vishaj kërkoi mosekstradimin e Rrapos drejt SHBA-ve dhe deklaroi se do t’i drejtohet gjykatës së Strasburgut për cështjen në fjalë.

Almir Rrapo u prangos brenda në territorin e ambasadës amerikane në Tiranë, në vijim të një operacioni të kryer në Amerike, në bazë të dy mandateve arresti, njëri i lëshuar që në maj të këtij viti dhe tjetri në gusht.

Mbi 27 vjecarin rëndojne akuza të rënda sikurse pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik droge, armëmbajtje pa leje, pengmarrje, grabitje me armë, shantazh dhe vrasje.

Sipas prokurorëve amerikanë, banda ku bënte pjesë ish-sekretari i Ministrisë së Jashtme ka nisur fillimisht aktivitetin në vitin 2003 me trafikun e marijuanës e më pas janë kryer edhe krimet e tjera në mënyrë për të mbrojtur territorin e kriminalitetit.

Kjo organizatë njihej si “grupi i vëllezërve Krasniqi”, që të dy të arrestuar. Ndërsa në total për këtë operacion do të jenë nën gjykim 15 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA