Allmuça: Ndaj Kastriotit gjyqtari toleroi

01/11/2010 23:50

Futbollisti i Dinamos, Igli Allmuça i ftuar në “Procesi Sportiv” në Top Channel vlerësoi fitoren e arritur ndaj Kastriotit në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë Superiore të luajtur ditën e hënë në Krujë.

“Bëmë detyrën, fituam ndeshjen në një fushë shumë të vështirë dhe morëm 3 pikëshin.

Lojtari vijoi më tej se gjyqtari toleroi disa ndërhyrje të ashpra që sipas tij rrezikojnë karrierën e futbollistëve. Ai apeloi për ndëshkime më të rrepta për ndërhyrje të tilla.

“Bëj thirrje që ndërhyrjet ashpra duhet të ndëshkohen më rreptë sepse disa ndërhyrje rrezikojnë të ardhmen e lojtarëve. Gjyqtari toleroi në gjykim”, lojtari i Dinamos, Igli Allmuça.

Top Channel