Rrezikohet Pylli i Sodës

31/10/2010 12:40

Ka qënë ora 21 e mbrëmjes së djeshme ku një vatër zjarri është vrejtur në afërsi të tecit në pyllin e sodës ku një sasi e konsiderueshme me goma të përdoruara i është vënë zjarri.

Si pasojë e këtij zjarri tymi i tij është parë dhe ndjerë deri në qëndër të qytetit.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e tij, pasi po të përparonte ky zjarr do të rrezikonte seriozisht pyllin.

Tani mbeturinat nuk po digjen në vendin e tyre që janë aktualisht por dhe në brëndësi të pyllit.

Ky pyll gradualisht është kthyer në vend të mbeturinave të ndryshme të qytetarve të Vlorës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA