Ndoti Ujin e Ftohtë, gjobë kompanisë së ndërtimit
31/10/2010 17:25
Agjensia Rajonale e Mjedisit në Vlorë gjobiti sot një kompani ndërtimi e cila shkarkonte në ujrat e detit mbetjet inerte të nxjera gjatë ndërtimit të një kompleksi pallatesh në zonën e Ujit të Ftohtë.
Aktualisht i gjithë bregdeti në Ujë të Ftohtë pranë kalasë është i mbuluar nga inerte e gurë, të cilët kanë ndotur ndjeshëm zonën.
Drejtuesit e Agjensisë Rajonale të Mjedisit kanë akuzuar edhe bashkinë e qytetit e cila ka dhënë leje ndërtimi në këtë zonë.
Drejtori i Agjensisë së Mjedisit, Geron Gunabardhi ka akuzuar edhe policinë ndërtimore për mosfunksionim dhe lejim të ndotjes alarmante në këtë zonë.
Top Channel