Marinarët protestojnë për pagesat

31/10/2010 12:20

Një situatë prolematike është shkaktuar në portin e Vlorës ku si pasojë e bllokimit të një trageti nga ana e punonjësve për mospagim të punonjësve i janë shkaktuar probleme edhe një tjetër trageti.

Ka qenë ora 7 e 30 kur në portin e Vlorës mbërriti trageti i linjës Vlorë-Brindisi me 70 pasagjerë. Për këtë arsye është kërkuar spostimi i tragetit Veronika i cili qëndron që prej më shumë se 1 muaj pa lëvizur në port për shkak të mos likujdimit të punonjësve të cilët refuzojnë të lundrojnë.

Kërkesa për të lëvizur tragetin është refuzuar prej kapitenit të Veronikës i cili është shprehur se stafi i tragetit nuk pranon të bëj asnjë manovër në shënj proteste për mos marrjen e rrogës që prej një kohe të gjatë. Pas rreth 3 orësh trageti Veronika ka nisur manovrat për lëvizjen e tragetit me qëllim që ti krijohej mundësia e ankorimit dhe të tragetit tjetër.

Pas kësaj manovre ku u hap vendi, trageti Red Star u ankorua dhe pasagjerët zbritën por rreth orës 12.00, kapiteni i anijes së bashku me stafin e ngelur që qëndron pa lëvizur prej disa muajsh doli përpara mediave me një kërkesë në lidhje me problematikën që ka trageti në të cilëin ai është Kapiten.

Ai është shprehur se që prej disa muajsh stafi nuk është paguar dhe është i paktë në numër për të bërë manovra.Po ashtu kapiteni i anijes e cila ka ngelur pa lëvizur që prej një muaji shprehet se jep dorëheqjen për shkak të mos pagesave si dhe marinarët të cilët janë indian dhe indonezian kanë pasur shqetësime shëndetsorë për shkak të kushteve që jetojnë në traget. Ai pak ushqim që ata marrin, ua japin punonjësit shqiptar të portit të Vlorës.

Deri tani asnjë masë nuk është marrë për këta punonjës të cilët i drejtohen ambasadës Indiane për largimin e tyre nga Vlora.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA