Mallakastër, prishen objektet pa leje

31/10/2010 10:45

Aksion për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje në Komunën Qendër të rrethit të Mallakastrës.

Vetëm në këtë zonë numri i tyre shkon në më shumë se 350 të tilla. Kryetari i komunës, Agron Kapllanaj, shprehet se ky fluks i madh ndërtimesh nxjerr në pah vitalitetin e zonës, si dhe ambicien e komunitetit për të qenë pronar.

Por zyra e urbanistikës në komunë ka marrë vendim për t’u vënë fre ndërtimeve pa leje. Pasi është identifikuar numri i ndërtimeve të padeklaruara ka nisur shkatërrimin e tyre.

Edhe pse është kundërshtuar nga disa banorë, sërish komuna tregohet e vendosur. Kryekomunari Agron Kapllanaj pohon se po negocion me çdo familje me qëllim mbështetjen dhe përkrahjen nga ana e tyre e aksionit të prishjes së ndërtimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA