Laç, flakët shkrumbojnë një banesë
31/10/2010 19:40
Një banesë është djegur plotësishtë në katin e katërt të një pallati në qytetin e Laçit.
Sipas policisë zjarri ka shpërthyer menjehërshëm, pasi familjarët e Besnik Kalithit kishin harruar dy bombulat e gazit të hapura dhe në momentin që ata kanë tentuar t’i vendosnin në punë për të gatuar, zjarri ka shpërthyer në mënyrë të mënjëhershmë.
Familjarët kanë nxituar të dalin jashtë, ndërsa e të tre dhomat e apartamentit janë përfshirë nga zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërrtur shumë shpejt Reparti i Zjarrëfiksve të cilët kanë mundur të shuajnë zjarrin duke mos lejuar përhapjen e tij nëpër apartamentet e tjera të pallatit. Sipas policisë të gjitha sendet dhe orenditë janë djegur brenda në banesë.
Top Channel