Juventus fiton në San Siro
31/10/2010 08:30
Juventus mund Milan në San Siro në javën e nëntë të serisë A, me rezultatin 2-1.
Kalon në avantazh ekipi torinez në minutën 24 me anë të Quagliarella, pas një krosimi të De Ceglie.
Në pjesën e dytë, Del Piero shënon edhe golin e dytë për bardhezinjtë në minutën e 20-të.
Në të 37-ën, Ibrahimoviç shkurton diferencat duke shënuar me kokë pas një krosimi të Antonini.
Në minutat e fundit, Milan hidhet i tëri në sulm, por nuk arrin të marrë barazmin.
Top Channel