Jemen, lirohet studentja e dyshuar terroriste
31/10/2010 21:00
Autoritetet në Jemen liruan studenten e ndaluar si e dyshuar për nisjen e pakove bombë për në Shtetet e Bashkuara.
Lajmi publikohet nga mediat ndërkombëtare të cilat citojnë një të afërm të studentes 24 vjeçare të identifikuar me emrin Hanane al-Samaui.
Lajmi u konfirmua edhe nga i ati i studentes së ndaluar Mohamed al-Samaui, i cili nuk dha detaje të mëtejshme, por mediat ndërkombëtare shkruajnë se studentja 24 vjeçare do të hetohet në gjendje të lirë.
Top Channel