Inter, Julio Cesar nuk do jetë ndaj Tottenham

31/10/2010 14:05

Konfirmohet mungesa e portierit të Inter, Julio Cesar, në ndeshjen e të martës ndaj Tottenham, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

Shkak, tërheqja muskulare që pësoi në ndeshjen ndaj Genoas, të shtunën e kaluar.

Mungesa e gardianit brazilian i shtohet asaj të mesfushorit argjentinas, Esteban Cambiasso.

Nga ana tjetër, do të grumbullohen Milito dhe Pandev. Gjithçka në rregull për mbrojtësin Lucio.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA