Honduras, 14 të vrarë në një fushë futbolli

31/10/2010 17:50

Tragjedi në një fushë futbolli në Honduras. Një bandë kriminale ka hapur zjarr drejt një grupi personash që po përgatiteshin të luanin një ndeshje futbolli.

Njerëzit e armatosur kanë kaluar me dy makina dhe menjëherë kanë hapur zjarr në drejtim të tyre në një fushë futbolli në San Pedro Sula, një zonë e rëndësishme industriale lokale.

Nuk janë ende të qarta shkaqet e këtij sulmi, por zona ku ka ndodhur është njohur për përleshjet e shpeshta mes bandave të trafikut të drogës.

San Pedro Sula është gjithashtu një zonë ku narkotrafikantët përpunojnë kokainën, përpara se ta nisin për në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA