Gjirokastër, sekuestrohen 100 kg hashash

31/10/2010 08:45

Policia rrugore dhe ajo kufitare e Gjirokastrës kanë sekuestruar 100 kg hashash në një operacion të përbashkët.

Droga u gjend e fshehur në një makinë me targa false: GJ 2035 A.

Personi që transportonte drogën përplasi makinën me postbllokun e policisë dhe u largua.

Policia është në kërkim të këtij personi, i cili mendohet se është nga Lazarati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA