G99 me kryetar të ri

31/10/2010 18:30

Lëvizja politike G99, prej sot nuk ka më si drejtues të saj, Erjon Veliajn.

Pas dorëheqjes së zotit Veliaj një muaj më parë nga kjo parti, kryetari i saj do të jetë një i ri tjetër, Ervin Mete.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Erjon Veliaj tha se kryetari i ri ishte zgjedhur po sot nga Asambleja Kombëtare e G99-së, gjatë së cilës nuk ka patur prani të medias.

Ish-kryetari i Erjon Veliaj dhe kryetari i ri Ervin Mete, thanë se G99 do të vazhdojë të veprojë si një forcë politike e të rinjve, në opozitë me qeverinë.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA