Fratini në Irak për të shpëtuar Tarek Aziz
31/10/2010 19:25
Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini është angazhuar në anulimin e dënimit me vdekje të ish-bashkëpuntorit të Sadam Huseinit në Irak, Tarek Aziz.
Fratini është shprehur për mediat italiane se ka mirëpritur ftesën e Marko Panelës kreu i partisë të ekstremit të majtë, Partia Radikale Paqësore.
“Mirëpres ftesën e Marko Panelës në emër të impenjimit të qeverisë italiane për të kundërshtuar dënimin me vdekje kudo dhe ndaj kujtdo që të jepet”, deklaroi Fratini.
Pritet që shumë shpejt të dy zyrtarët italianë të nisen drejt Bagdatit për t’u angazhuar në anulimin e vendimit të Gjykatës së Lartë irakiane e cila dënoi me vdekje para disa ditësh Tarek Aziz.
Top Channel