Fier, masa për parandalimin e fatkeqësive natyrore

31/10/2010 08:20

Prefektura e Fierit merr masa për të parandaluar emergjencat civile që shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore.

Dje është zhvilluar një takim me përfaqësuesit vendorë dhe ata qendrorë në shkallë qarku me qëllim angazhimin e tyre për mosregjistrimin e asnjë rasti të rëndë.

Nga të dhënat e servirura komunat ka rezultuar se harta e zonave të dëmtuara një vit më parë, rrezikon të shtohet me të tjera gjatë këtij dimri. Shtabi i emergjencave u ka dhënë rëndësi më të madhe ndërhyrjeve në infrastrukturë dhe në ato zona ku ka pasur dëmtime në banesa.

Gjithashtu është pranuar se nga dëmtimet e shkuara ende 200 familjet e shkatërruara nuk janë dëmshpërblyer, ndërkohë që nuk janë bërë edhe pritat mbrojtëse në shumë zona ku ka rrëshqitje masive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA