Dortmund i rrëmben vendin e parë Maincit

31/10/2010 18:10

Borusia Dortmund ka fituar betejën direkt për vendin e parë me skuadrën e Mancit edhe pse luante në transfertë.

Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 27 të takimit me anë të Mario Gotzes. Djemtë e Klop mund të kishin shënuar edhe golin e dytë brenda 45 minutave të para, por pasaktësia në finalizim bëri që kjo pjesë të mbyllej 0-1.

Në sekondat e para të pjesës së dytë Dortmund gjen edhe golin e dytë me anë të Lukas Barrios. Goditja e dytë për Maincin ishte fatale dhe megjithë përpjekjet e vendasve për të shënuar në portën e miqëve, rezultati nuk ndryshoi.

Pas kësaj fitoreje, Dortmund ngjitet në kuotën e 25 pikëve duke  zbritur në vendin e dytë Mancin me 24 pikë i ndjekur nga Hofenhajm 18, po aq sa Leverkusen, ndërkohë që Bajern Mynih ndodhet në vendin e shtatë me 15 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA