Vendimi i UEFA-s, Serbia ankohet

30/10/2010 01:50

Serbia nuk është e kënaqur me vendimin e UEFA-së lidhur me ndeshjen e kombëtares kundër Italisë. Edhe kryetari I federatës serbe, Tomisllav Karaxhiç dhe përzgjedhësi Vladimir Petroviç, kanë thënë se kanë pritur që ndeshja të ripërsëritet.

Ata nuk janë të kënaqur vetëm me këtë pjesë pasi gjobat kanë qenë të pritura. Serbia ka paralajmëruar se do të bëj një ankesë kundër këtij vendimi. Megjithatë Petroviç ka thënë se inati nga ndeshja e kaluar do t’u ndihmojë për rezultate më të mira në të ardhmen.

Federata serbe ka deklaruar se ka bërë gjithçka në mundësitë e tyre për të ulur tensionet dhe kanë njoftuar për grupet ekstremiste.  Ata kanë thënë se Italia nuk ka dashur të mbajë asnjë përgjegjësi lidhur me ngjarjet në futboll.

Federata serbe është ankuar edhe për faktin se sipas tyre jo të gjithë personat e përfshirë në këtë vlerësim kanë kryer detyrën e tyre. Ata kanë akuzuar edhe delegatin e ndeshjes për vlerësimet.  Por, sipas zyrtarëve serb, në ndeshje kanë provokuar edhe tifozët italianë që kanë hedhur ujë mbi tifozët serbë dhe kanë provokuar edhe më shumë situatën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA