Ushtria braktis SHQUP-in

30/10/2010 17:45

Ushtria shqiptare do të braktisë SHQUP-in, për t’u vendosur në ish-hotelin e ushtarakëve.

Vendimi i marrë prej Ministrisë së Mbrojtjes u prezantua gjatë mbylljes së ekspozitës ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Sigurinë.

Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, është një projekt i ideuar nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami.

Ai e ka vleresuar maksimalisht misionin e kësaj qendre duke e cilësuar transformimin e kësaj qendre si pjesë e modernizimit të Forcave të Armatosura.

Në mbyllje të kësaj ekspozite, Imami deklaroi se panairi i armëve ishte një dialog i cili sapo ka filluar midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe industrive dhe siguroi se si vend anëtar i NATO-s, FA do të shkojë drejt proçesit të modernizimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA