Terrozimi, UPS pezullon dërgesat nga Jemeni

30/10/2010 00:10

Kompania UPS, në avionët e transportit të së cilës u gjetën pajisjet të cilat përmbanin lëndë eksplozive njoftoi pezullimin e përkohëshëm të nxjerrjes së mallrave jashtë Jemenit.

Lajmi u njoftua nga kompania e dërgesave me shtrirje globale pas deklaratës së presidentit amerikan Barak Obama që konfirmoi se në të dyja pakot e ndaluara, njëra në Londër dhe tjetra në Dubai u verifikua prezenca e lëndëve eksplozive.

Obama e cilësoi tentativën për sulm terrorist si një kërcënim serioz dhe përgjigjen e dhënë nga agjencitë e sigurisë si mjaft efikase dhe në kohë.

Një avion i UPS kreu ulje të detyruar në aeroportin JFK në Nju Jork i shoqëruar nga dy avionë luftarakë amerikanë F-15.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA