Skënderbeu dhe Flamurtari fitojnë në transfertë

30/10/2010 18:15

Skënderbeu ka mundur 0-1 Laçin në ndeshjen e vlefshme për javën e 9 të Superligës, duke marrë kështu përkohësisht kreun e klasifikimit.

Goli në këtë takim është shënuar nga Vishaj në minutën e 87.

Edhe Flamurtari ka fituar jashtë fushe me Vllazninë, duke marrë 3 pikë të vlefshme për pozicionin e tij në renditje. Të parët në avantazh kanë kaluar shkodranët me anë të Jovanoviç në minutën e 30, por më pas kanë qenë vlonjatët që kanë shënuar tre herë me anë të Sakaj (39’), Liçaj (50’) dhe Xhafaj (78’).

Në takimin e tretë të luajtur sot në Ballsh, Bylisi ka fituar 3-1 me Besën e Kavajës. Golat në këtë takim janë shënuar nga Madjo (1’), Dimo (25’), Xhafa (31’) dhe Cikalleshi (54’).

Pas ndeshjeve të sotme Skënderbeu mban përkohësisht kreun e tabelës me 19 pikë duke lënë pas Dinamon (-1) dhe Flamurtarin po me 19 pikë, Teutën (-1) me 12, Shkumbinin (-1) me 11, Vllazninë me 11, Laçin me 10, Tiranën (-1) me 9, Bylisin me 7, Besën me 7, Kastriotin (-1) me 7 dhe Elbasanin (-1) me 6 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA