Shëndetësia, PS akuza Vasilit

30/10/2010 15:10

Partia Socialiste ka vijuar pyetjet akuzë ndaj ministrit të Shëndetësise Petrit Vasili.

Deputeti Eduart Shalsi aludoi per nje sere shkeljesh, sipas opozites, duke kerkuar nga ministri te ktheje pergjigje per ato.

“Përse zoti Vasili nuk i përmbahet strategjisë së miratuar për vitit 2007-2013, përse Vasili drejton Ministrinë me urdhëra që nuk dihet mbi c’baza ligjore mbështeten; përse kur emërohet një infermiere në Devoll duhet firma e ministrit?, thotë Shalsi.

Sipas tij, nëse ministri hesht dhe nuk jep sqarime e kompromenton akoma më rëndë pozitën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA