Rugby, Australia gjunjëzon Zelandën e Re

30/10/2010 14:35

Australia ka kryer një sipërmarrje të vërtetë duke fituar turneun Bledisloe Cup, në rugby, duke mundur Zelandën e Re me rezultatin 26-24.

Vendimtare gjatë ndeshjes ka qenë pika e shënuar nga James O’Connor në minutën e fundit.

Australianët, të njohur ndryshe si “Kangurët”, nuk kalonin “Të zinjtë” prej dy vjetësh, që kur më 26 korrik të 2008-ës kombëtarja zelandeze u mund me rezultatin 34-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA