RENEA, demonstron në shesh

30/10/2010 15:30

Forcat RENEA kanë zhvilluar një stërvitje të një vështirësie të lartë në sheshin “Skënderbej”.

Ushtrimi kishte te bente me grabitjen e një banke nga një grup i rrezikshem terrorist. Forcat RENEA nderhyjne dhe arrijne te zgjidhin situtaten.

“Me dhjetëra e dhjetëra aksione të tilla por larg syrit të kamerave janë zhvilluar nga ky repart, por edhe nga forca të tjera të Policisë së Shtetit gjatë gjithë këtyre viteve. Aftësia e tyre vjen duke u përsosur, kapacitetet e tyre teknike, organizative, planifikuese dhe njerëzore kanë arritur sot padyshim në nivelet e praktikave më të mira europiane”, tha Basha.

Ne lidhje me kerkesen e opozites per gjetjen e autoreve te vrasjeve te deputetit Xhindi dhe kryetarit te komunes se Terthores, dy hetime qe duket se policia nuk po arrin t’i zgjidhe dot, Basha u pergjigj se, opozita doli nga parlamenti per shkak te piramides. Edhe pse premtoi gjetjen e menjehershme te ketyre vrasesve, Basha ne vend te nje pergjigje te munguar profesionale, dha nje pergjigje politike.

“Ceshtja e piramides nuk eshte ne kompetencen time, por ne kompetence te qytetareve qe kane vendosur prej kohesh”, u shpreh Basha.

Pervecse nuk ka gjetur autoret e vrasjes se dy politikaneve, poolicia nuk ka mundur dot te gjeje as dy vrasjet e kolegeve te saj ne harkun kohor te dy muajve te fundit, vdekja e te cilave kaloi ne heshtje dhe pa nderime nga strukturat me te larta shteterore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA