Radhë të gjata në kufirin me Greqinë

30/10/2010 11:00

Radhë të gjata në pikën e kalimit kufitare në Kapshticë, Kakavije, Tre Urat dhe Qafe Bot për shkak të ndërprerjes së punës nga pala greke.

Ende nuk dihen motivet e ndalimit të procedurave, ndërkohë që njerëzit kanë më shumë se 4 orë që presin në radhë për të kaluar në anën tjetër.

Burime ende të pakonfirmuara thonë se motiv për ndalimin e punës është bllokimi i sistemit kompjuterik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA