PS: Berisha bllokoi integrimin

30/10/2010 13:30

Partia Socialiste akuzon kryeministrin Sali Berisha se është përgjegjës për nivelin e lartë të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri që po bllokojnë integrimin.

Sipas kësaj force politike BE refuzoi kërkesën për marrjen e statusit të vendit kandidat.

“Shqiptarët e dinë që vizat ua hoqi Europa jo qeveria që vodhi votat për të vjedhur Shqipërinë”, tha në deklaratën e saj, anëtarja e Asamblesë Kombëtare të PS, Megi Ajtyresa.

PS e konsideron qeverisjen e Berishës si dështim dhe kërkon largimin sa më parë të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA