Portugali, Lorenzo gjithmonë i pari

30/10/2010 13:45

Spanjolli Jorge Lorenzo e ka mbyllur i pari raundin e tretë të provave të lira, të vlefshme për cmimin e Portugalisë.

Kampioni i botës në Moto GP ka arritur kohën më të mirë, 1.48.863, duke lënë pas shokun e skuderisë Valentino Rossi, i cili u rendit i dyti.

Italiani me “Yamaha” nuk e pati problem pistën me shi, edhe për faktin se nuk sforcoi më tej shpatullën e dëmtuar.

Në vendin e tretë u rendit Andrea Dovizioso me “Honda”, ndërkohë që fituesi, Lorenzo, u rrëzua vetëm pak momente para fundit të xhiros, për fat të mirë pa u lënduar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA